Musine Kokalari

Persida Asllani

600 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030434

  • Sasia stok:215

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Persida Asllani
Përshkrimi:Lindi në Adana të Turqisë dhe kaloi fëmijërinë në Gjirokastër, qytetin përrallor, që i dukej sikur fluturonte. Ajo është shkrimtarja e parë shqiptare, që u vlerësua që në fillim për artin e saj me nivel të lartë. Në shkrimet letrare apo ato publicistike ajo vuri në qendër gruan shqiptare tradicionale dhe shpalosi nevojën për emancipimin e vajzave. Ishte një intelektuale demokrate, antifashiste e antikomuniste e shpallur, që besonte te liria e mendimit dhe te liria e artit. Që gjatë Luftës themelon me intelektualë të tjerë Partinë Social-Demokrate. Mbas çlirimit, luftoi politikisht për mbrojtjen e lirive demokratike dhe të pluralizmit politik. Për këtë arsye, regjimi komunist e burgosi në moshën 27-vjeçare. Ajo provoi për 16 vjet tortura të paimagjinueshme në burgjet e diktaturës dhe më pas, në internim, punoi në ndërtim, mes stërmundimit, persekutimit, vetmisë dhe përgjimeve të Sigurimit të Shtetit. Megjithatë nuk e ndërpreu punën për mbledhjen e folklorit, për studime etnografike, gjuhësore etj. Deri në fund, ajo mbeti e papërkulur dhe besnike e artit të saj dhe idealit socialdemokrat.

Ky libër fitoi çmimin e parë si libri më i mirë për fëmijë në Panairin e Librit 2017.

Botues:Albas
Viti i botimit:2017
Faqet:64
ISBN:978-9928-02-986-7
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.

Libra të ngjashëm