Description: | Ideja ime ishte të qeverisurit ndryshe, duke vendosur rregullin, ligjin. Për këtë u lidha me tregtarët e zejtarët, se vetëm ata mund ta lulëzonin ekonominë e këtij pashallëku. Ata i nxita të bënin tregti me portet e Gjenovës, Triestes etj.; sipërmarrësittë ndërtonin rrugë të reja, ura, hane, që karvanët të eksportonin gjithçka të mirë qëprodhohej në fushat e begata të Epirit. Forcimi ekonomik do të sillte njëkohësishtforcimin e ushtrisë dhe fuqinë. Ortodoksët, hebrenjtë dhe vllahët i mbajta afër dhenuk lashë të krijohej asnjë grindje apo luftë fetare me muslimanët. Madje, të gjithëtë huajt që vinin çuditeshin për këtë. Shqipëria nuk mund të qeverisej ndryshe.
Kryesorja ishte arsimi. Atëherë u krijua dhe liceu “Zosimea”. |
---|