Shporta juaj është bosh!
Nëntotali : 0 LTotali : 0 L
Kushtet e përdorimit
E drejta e autorit
E gjithë përmbajtja e faqes, dizajnit, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë ekskluzivë e kompanisë tonë dhe mbrohen nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje web-i për qëllimin e vetëm të përdorimit si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe web-i, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si nga ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë është i ndaluar rreptësisht dhe dënohet me ligj.
Mbrojtja me ligj dhe detyrimet tona
Ne jemi një subjekt i regjistruar në institucionin e QKR-së së Republikës së Shqipërisë dhe gëzojmë të gjitha të drejtat e autorit në bazë të ligjit shqiptar për faqen dhe çfarë është publikuar aty. Gjithashtu ne paguajmë të gjitha detyrimet tona ndaj shtetit dhe institucioneve të përcaktuara me ligj në Republikën e Shqipërisë, kështu që serioziteti dhe profesionalizmi jonë nuk limitohet vetëm në faqen e internetit, por edhe në rregullat e bizneseve në Shqipëri.
Kushtet e Garancisë
Përveç të drejtës së autorit ju pranoni edhe “Kushtet e Garancisë” që ne kemi, të cilat janë të publikuara pranë çdo produkti së bashku me të dhënat e produktit. Gjithashtu ne kemi detyrim ndaj jush vetëm për çështjet që ne specifikojmë në faqen tonë dhe me kushtet që ne japim. Këto kushte mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, por asnjëherë nuk do ju fshihen dhe manipulohen. Ju do keni gjithmonë akses për t’u informuar mbi të rejat e faqes tonë.
Detyrime
Ju me regjistrimin dhe me përdorimin e kësaj faqeje nënkuptoni që jeni dakord me kushtet tona dhe jeni dakord me to në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë dhe t’i përmbahemi çdo premtimi dhe shërbimi që publikojmë në faqen tonë librarialbas.al.
Kushtet dhe tarifat e transportit
Përveç të drejtës së autorit dhe “Kushteve të Garancisë”, ju pranoni edhe “Kushtet dhe tarifat e Transportit”, të cilat janë të publikuara në faqen tonë dhe ju jepen në momentin që konfirmoni blerjet.
Të drejtat tona
Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar produktet, ofertat, çmimet e produkteve, ndryshime këto për të cilat ju do keni mundësi të informoheni sa herë të hyni në faqen tonë. Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar kompanitë transportuese sa herë që mund të duket e nevojshme, gjë për të cilën ju do keni mundësi të informoheni në momentin që do hyni në faqe. Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar kushtet e përdorimit dhe garancitë përkatëse, ndryshime këto që ju do mund t’i shikoni sa herë që hyni në faqe, nën komandën “Termat e përdorimit”. Për çdo problem të mundshëm ose paqartësi jeni të lutur të na kontaktoni me mënyrat e kontaktit që gjeni në faqe.
Kushtet për pagesat online:
- Përdoruesit duhet të kenë një kartë Debiti/Krediti aktive të vlefshme, e cila mund të përballojë vlerën financiare të kërkuar për t’u paguar;
- Karta duhet të ketë një balance të mjaftueshme për të mbuluar pagesën e shërbimit që përdoruesi kërkon të blejë;
- Pagesa do të kryhen nga “payment processor” të sigurt dhe të certifikuar për pagesa online. Payment Processor të zgjedhur nga Librarialbas.al jane Payment Processor i Raifasien Bank dhe PAYPAL inc.
- Siguria, garancia dhe përgjegjësia për pagesat online është e “Payment processor”- it.
Pagesat në PAYPAL mund të bëhen dhe me anen e kartave të debitit që bankat shqiptare lejojnë blerje në internet që jane:
Banka | Karta Debiti |
Raiffeisen Bank | Vissa Electron |
Procredit Bank | Vissa Electron/Maestro |
Credins Bank | Vissa Electron |
Tirana Bank | Vissa Electron |
Kërkesat për përdoruesin
Duke shtypur butonin “Pranoj” ju konfirmoni dhe pranoni këto të Drejta dhe Detyrime (dhe ndonjë modifikim të mundshëm) si edhe kryerjen e Pagesës Online me një nga mjetet e shprehura më sipër duke autorizuar institucionin financiar që të transferojë në llogari të Albas sh.p.k. pagesën për të cilën ju keni rënë dakord për blerjen e shërbimit të kërkuar. Ju pranoni dhe garantoni me përgjegjësi të plotë ligjore që keni të gjitha të drejtat e duhura për të autorizuar pagesën online, dhe se nuk do të përdorni këtë shërbim për qëllime të kundraligjshme. Kryerja e veprimeve në kundërshtim me këtë dispozitë, ju ngarkon me përgjegjësi penale.
Pagesat e paautorizuara dhe të kundërshtuara
Nëse ju besoni që dikush ka kryer një pagesë të paautorizuar me kartën tuaj të Debitit/Kreditit pa aprovimin tuaj, ju duhet të kontaktoni menjëherë bankën me të cilën ju keni marrëveshje për kartën tuaj. Ju jeni të vetmit përgjegjës për çdo pagesë të paautorizuar, pavarësisht se institucioni financiar (Banka) mund të ketë disa forma mbrojtjeje kundër vjedhjes financiare. Nëse ju pretendoni që keni kryer pagesën Online, dhe kjo pagesë nuk është ekzekutuar apo keni pretendime për vlerën që ju keni paguar, ju lutem kontaktoni menjëherë bankën tuaj, apo institucionin financiar me të cilin keni marrëveshje për kartën tuaj. Nëse ju keni pretendime që keni kryer pagesën online, por shërbimi për të cilin ju keni paguar nuk është aktivizuar, mund të kontaktoni në email info@librarialbas.al në numrin e telefonit +355692058402.
Anulimi i pagesave online
Librarialbas.al nuk lejon anulimin e pagesave online, pasi ju keni konfirmuar pagesën e shërbimit që po blini me kartën tuaj të Debitit/Kreditit.
Kthimi/Anulimi i porosive
Librarialbas.al nuk lejon anulimin/kthimin e produktit nëse është libër, ndërsa për lodrat Pino dhe librat zanorë mund të kontaktoni në email info@librarialbas.al dhe në numrin e telefonit +355692058402.
Të drejta dhe detyrime të tjera
- Librarialbas.al nuk mban asnjë përgjegjësi për gabime apo shkëputje të pagesave online, duke përfshirë edhe ndërprerjet, humbjet, gabimet, mosfunksionim apo vonesat që lidhen me të.
- Librarialbas.al nuk mban përgjegjësi nëse shuma e tërhequr nga llogaria e përdoruesit mund të tejkalojë shumën e vendosur për përfitimin e shërbimit të ofruar nga Librarialbas.al, si rezultat i aplikimit të komisioneve bankare për përdoruesit e kartave të kreditit.
- Faqja e Pagesës online nuk menaxhohet nga Librarialbas.al Përdorimi i kësaj faqeje krijon një marrëdhënie direkte mes abonentit, që pranon të kryejë pagesën online dhe Payment Processor ose PayPal.
- Librarialbas.al ka detyrim që në momentin që Payment Processor ose PayPal konfirmon transferimin e pagesës tuaj në llogarinë Bankare të Librarialbas.al , të kryeje aktivizimin e shërbimit të kërkuar brenda 24 orësh.
- Çdo konflikt në lidhje me pagesat online do të zgjidhet sipas termave të kontratës së publikuar në faqen zyrtare të Payment Processor ose PAYPAL.
- Çdo konflikt që lidhet me shërbimin e paguar nëpërmjet pagesës online do të zgjidhet në bazë të ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
- Librarialbas.al gjeneron një faturë të rregullt tatimore, për shërbimin që ju zgjidhni të paguani, në momentin që konfirmohet pagesa nga Payment Processor ose PayPal. Ju bini dakord që, nëse dëshironi, një kopje origjinale të kësaj fature mund ta merrni, në një nga pikat tona të shitjes.
- Përdorimi nga ana juaj i pagesës online nuk përbën ndonjë të drejtë apo interes në të drejtat intelektuale të pronësisë të përdorura në lidhje me këtë pagesë, ose të gjeneruar në ndonjë formë, tekst apo përmbajtje në lidhje me procesin e pagesës online, duke përfshirë, pa u limituar, të drejtat e autorit, të cilat janë të gjitha të drejta të rezervuara të Librarialbas.al.
- Përdorimi i pagesës online dhe të gjitha rrisqet që shoqërojnë këtë proces janë përgjegjësi personale e juaja. Pavarësisht se Librarialbas.al ka implementuar një sistem të sigurt me ane te certifikatave SSL dhe mjeteve te tjera te sigurta dhe të besueshëm, konfidencialiteti ose siguria e çfarëdolloj komunikimi të transmetuar ose të aksesuar nëpërmjet internetit nuk mund të garantohet. Librarialbas.al siguron dhe ruan informacionet tuaja personale si dhe përmbajtjen e tyre në sistemet e tij, në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi. Librarialbas.al nuk është përgjegjës për sigurinë e informacionit të transmetuar ose aksesuar duke përdorur internetin.
- Çdo tentative e paautorizuar për përdorimin e Pagesës online, mund të rezultojë në ndjekje penale ose civile në bazë të ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë.