Shporta juaj është bosh!
Nëntotali : 0 LTotali : 0 L
Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës (Vëllimi II)
1,300 L
Kodi i produktit:030831
Sasia stok:446
TVSH-ja është përfshirë në çmim!
| Autorët: | Miguel de Cervantes |
|---|---|
| Përshkrimi: | Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës është në mënyrë të padiskutueshme pjesë e kanonit letrar botëror. Është shembulli tipik i veprës klasike dhe universale që i ka rezistuar kohës. Dhjetë vjet pas botimit të vëllimit I të Don Kishotit, të shkruar në vitet e fundit të jetës së Servantesit, u botua vëllimi II i tij. Kjo pjesë është pjesërisht përgjigje e botimit “Apokrif i Don Kishotit” nga Alonso Fernández i Avellanedës, për të cilin Servantesi shkruan me ironi te prologu. Në fakt, disa nga personazhet që do të shfaqen në këtë vëllim, e kanë lexuar librin dhe i njohin personazhet tona kaq të famshme. Pasi marrin vesh se bëmat e tyre janë botuar, Don Kishoti dhe shqytari i tij besnik, Sanço Pança, nisen për një aventurë të re. Ky vëllim i dytë përqendrohet në konfliktet e Don Kishotit me studentin Samson Karrasko, kohën e kaluar me Dukën dhe Dukeshën dhe përpjekjet e tij për të çmagjepsur Dulqinjën. Ky botim në shqip i vëllimit II të Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, – veprës së konsideruar si romani i parë modern dhe polifonik, një ndër kryeveprat e letërsisë, – e bën të plotë ripërkthimin në shqip pas 100 vjetësh. |
| Botues: | Albas |
| Viti i botimit: | 2023 |
| Përktheu: | Bajram Karabolli |
| Faqet: | 800 |
| ISBN: | 978-9928-807-41-0 |
| Tiranë: | Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve. |
|---|---|
| Rrethe: | Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve. |
| Ballkan: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh. |
| Europë: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh. |























