Kryekuvendaret

Aristofani

1,000 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030996

  • Sasia stok:200

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Aristofani
Përshkrimi:

Kryekuvendaret është, kronologjikisht, e parafundit ndër veprat e shpëtuara të Aristofanit. Autori e mori nxitjen, me sa duket, nga kriza e demokracisë athinase, e cila, pas lulëzimit në shek. V p.K., kishte marrë rrokullimën që nga fillimi i Luftës së Peloponezit.

Trilli i gjetjes utopike të Aristofanit te kjo pjesë është vetiu komik: falë një rrengu të fshehtë, pushteti i qytetit të Athinës kalon tërësisht në duart e Praksagorës – një grua kjo mjaft e zgjuar, çapkëne dhe e zellshme – dhe të disa të besuarave të saj. Asgjë nuk është më si më parë. Nëpërmjet një ligji të votuar shpejt e shpejt, çdo pasuri, vetjake qoftë apo familjare, shndërrohet në pronë të përbashkët. Njëra prej rrjedhojave të natyrshme të këtij ligji është edhe shfuqizimi i martesës.

Sidoqoftë, nëse në disa vepra të tjera Aristofani i këshillonte seriozisht përmbysjet rrënjësore të gjendjes së shoqërisë, duket se rrethanat e pabesueshme të kësaj komedie i krijon vetëm e vetëm për hir të humorit e të zbavitjes.

Botues:Albas
Viti i botimit:2026
Përktheu:Romeo Çollaku
Faqet:88
ISBN:978-9928-923-58-5
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.

Libra të ngjashëm