| Përshkrimi: | Përveçse një portret i fëmijërisë dhe i rinisë së Stefan Dedalusit, i kërkimit të tij për identitet përmes artit, i largimit gradual nga pretendimet e familjes, të fesë dhe të vetë Irlandës, ky roman është gjithashtu dhe një autoportret i të riut James Joyce, po aq dhe një testament universal i “imagjinatës së përjetshmeˮ të artistit. Si një pasqyrë e jetës dhe e fëmijërisë së Joyce-it, ashtu edhe një vepër e pashoqe e letërsisë moderniste, Portreti i artistit në rini është një roman i zgjimit seksual, i rebelimit ndaj fesë dhe i kërkimit aq thelbësor për zërin e brendshëm, që çdo artist i ri duhet ta gjejë, në mënyrë që të lulëzojë plotësisht. |
|---|