Shporta juaj është bosh!
Nëntotali : 0 LTotali : 0 L
| Autorët: | Albas |
|---|---|
| Përshkrimi: | Janka, një vajzë e re në ndjekje të lirisë dhe në kërkim të vetërealizimit, vendos të bëhet aktore. Puna në skenë na jep idenë se ëndrra e saj është realizuar, por realiteti ka pak lidhje me pritshmëritë. Pagesa që merr, nuk është e mjaftueshme për të përballuar jetesën. Roli i madh që i ishte premtuar, i hiqet. Si rezultat i dështimeve, ajo arrin një pikë kritike: e sëmurë, e vetmuar, e lodhur nga lufta për mbijetesë, e privuar nga shpresa për një ndryshim të fatit, ajo përpiqet t’i japë fund jetës. Komediania është një ndër veprat më të rëndësishme të Reymont-it, krahas romaneve Toka e premtuar dhe Fshatarët. Wadysaw Reymont, i cili vjen për herë të parë në shqip, është një nga shkrimtarët polakë më në zë. Në vitin 1924 u nderua me çmimin Nobel për Letërsi, i përzgjedhur mes shkrimtarëve: Thomas Mann, George Bernard Shaw dhe Thomas Hardy. |
| Botues: | Albas |
| Viti i botimit: | 2021 |
| Përktheu: | Edlira Lloha |
| Faqet: | 448 |
| ISBN: | 978-9928-356-28-4 |
| Tiranë: | Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve. |
|---|---|
| Rrethe: | Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve. |
| Ballkan: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh. |
| Europë: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh. |
























