Description: | Lindi në Ulm, një qytet në jug të Gjermanisë, që kishte nje katedrale madhështore. Ai u cilësua nga revista "Time" si "Personazhi i shekullit XX". Po përse? Edhe pse i vogël nuk shquhej për ndonjë aftësi të madhe, shumë shpejt ai shfaqi interesin dhe aftësinë e tij për të reflektuar mbi qasjet e fizikës bashkëkohore. Më pas, puna e tij mbi dritën, elektrodinamikën, energjinë, hapësirën dhe kohën e bënë botërisht të famshëm, pasi konfirmonin teori të shkuara apo që zbulonin dilema pasionuese të fizikës. Pavarësisht kontributit të tij të jashtëzakonshëm në fushën ë shkencës, ai ishte një njeri si gjithë të tjerët, të cilit i pëlqente të luante në violinë. |
---|