Lepuri është i pasur

John Updike

1,950 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030780

  • Sasia stok:637

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:John Updike
Përshkrimi:

Romani "Lepuri është i pasur" (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i Çmimit Kombëtar të Librit (1982) i Çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981).

Heroi i romanit “Lepur, vrapo” (1960), dhjetë vjet pas ngjarjeve të “Lepuri kthehet” (1971), gëzon mirëqenie si drejtor i përgjithshëm i shitjeve në agjencinë e shitjes së Tojotave, Springer, në qytezën e Brurërit, Pensilvani. I ka arritur të gjitha: seksin, martesën, atësinë dhe një status të sigurt shoqëror në Amerikë, vendin e çudirave, ku ka filluar të ndihet një zvetënim i ngadalshëm.

Është viti 1979: një satelit amerikan rrëzohet, vargu i atyre që furnizohen me naftë vetëm zgjatet dhe shtimi i inflacionit përkon me zvogëlimin e ndjenjës kombëtare të vetëbesimit. Megjithatë, Herri “Lepur” Engstrëm ndihet në formë të shkëlqyer, gati për të shijuar jetën më në fund, derisa i biri i pabindur, Nelsoni, kthehet nga studmet dhe atij i rishfaqet imazhi i një dashurie të vjetër…

Personazhe të reja dhe të vjetra rishfaqen në këto skena të moshës së mesme të Lepurit, ndërsa ai vazhdon të ndjekë, ashtu siç di ai, ylberin e lumturisë.

Botues:Albas
Viti i botimit:2022
Përktheu:Granit Zela
Faqet:594
ISBN:978-9928-375-52-0
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.

Libra të ngjashëm