Your shopping cart is empty!
Total : 0 L
| Authors: | Bedri Dedja |
|---|---|
| Description: | Kjo bota e përrallave është shumë e çuditshme! Nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për Teatrin e Gjelbër, për maçokun mustaqezi apo për miun përtac që zbret nga fshati Vrimat e minjve, që interpretojnë si aktorë në Teatrin e Kukullave në Tiranë, nuk duhet të humbisni rastin për ta ndjekur këtë histori të rrallë, ku marrin pjesë edhe milingonat, nxënëset më të mira të shkollës teatrore të pyllit… Përplasja e miut mendjemadh me milingonat punëtore përfundon në një gjyq, që zhvillohet në natyrë. Por për të vendosur drejtësinë, maçoku mustaqezi duhet të hedhë krahëve pelerinën e kuqe, të vendosë në kokë parukën e bardhë, të lidhë rreth qafës shallin me cërka e të ngjeshë në brez çekanin prej druri, ndërkohë që me dorën e djathtë shtrëngon librin me kopertinë të trashë, ku janë shkruar ligjet e pyllit. Po si përfundon ky gjyq, do të pyesni ju? Pas pak, perdja do të hapet e shfaqja do të fillojë… |
| Publisher: | Albas |
| Year: | 2025 |
| Pages: | 68 |
| ISBN: | 978-9928-921-85-7 |
| Tags: | bedri dedja, gjyqi i macokut, letersia klasike per femije |
| Tiranë: | Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours. |
|---|---|
| Rrethe: | Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours. |
| Balkans: | Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days. |
| Europe: | Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days. |


















