Përshkrimi: | Dosja HOP-HOP është krijuar për t’i mësuar fëmijët duke u argëtuar. Ilustrimet e fletëve janë frymëzuar nga bota e fëmijëve të moshës 3-4 vjeçare: nga mjedisi në të cilin jetojnë, nga natyra, nga kafshët, si dhe nga përrallat e dashura e personazhet e filmave vizatimorë. Kjo atmosferë frymëzimi dhe fantazie më ka nxitur të ofroj një shumëllojshmëri metodash e teknikash, si: veprimtari, lojëra (gjuhësore, lëvizore, në dyshe, në skuadra), punë artistike, punë me fjalorin, konkurruese, lojë teatrore, mësime vjershash dhe përrallash, lexime, muzikë e kërcime, shfaqje videosh, projekte, eksperimente etj. Sasia e madhe e veprimtarive në një temë mësimore është konceptuar jo vetëm te zbërthimi i të gjitha koncepteve e objektivave kryesorë, por edhe te liria e të zgjidhurit të tyre që gjykoni se u përshtaten fëmijëve apo mundësive tuaja për t’u realizuar, si dhe që të mbulojnë të gjithë kohën e qëndrimit të fëmijës në kopsht. |
---|