Udhëtimi

Meritxell Marti

550 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030091

  • Sasia stok:187

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Meritxell Marti
Përshkrimi:Kush nuk ka ëndërruar me javë për afrimin e pushimeve verore! Shkolla mbaron në të njëjtën kohë kur fillon stina e verës. Dhe të gjithë fillojmë të ëndërrojmë udhëtimin e dëshiruar apo thjesht pushimin e merituar.

Më të vegjlit i adhurojnë në plazh lojërat me dallgët dhe rërën e lagur. Por ata ia kalojnë shumë mirë edhe në fermë duke u miqësuar me kafshët ose në një park lojërash. Dhe gjatë udhëtimit duhet të kemi durim kur ata na pyesin pa pushim: Kur do të arrijmë?

Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje të vendeve ku kalojmë pushimet tona, si dhe mjetet e transportit, me të cilat lëvizim nga njëri vend në tjetrin. Fëmija, me ndihmën e një të rrituri, do t’i emërtojë dhe do të tregojë për çdo mjedis, objektet që ndodhen në të dhe shumë gjëra të tjera.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Botues:Albas
Viti i botimit:2010
Përktheu:Sidita Gjipali
Faqet:30
ISBN:978-9989-108-57-0
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.

Libra të ngjashëm