Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën

Cristian Crusat

600 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030121

  • Sasia stok:245

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Cristian Crusat
Përshkrimi:Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën është një sfidë e vërtetë ndaj shumicës së rregullave të pranuara në letërsinë tonë për formën e një tregimi. Të gjitha tregimet e këtij vëllimi rrokin tërë përvojën e gjerë njerëzore, duke na vendosur në çdo cep të botës, që nga viset e thata të brigjeve mesdhetare, deri te faqet e shkrimtarit gjenial serb Milorad Pavić: ky është i gjithë udhëtimi. Falë një proze jashtëzakonisht elastike, një stili shkrimi endacak, që përshtatet me vendet e ndryshme shpirtërore, fizike apo imagjinare të çdo tregimi, dhe individualitetit të brishtë të personazheve të tij, Crusat-i i çon këto personazhe të rropatura drejt humnerës së frikës, dyshimit dhe dëshirës, që përbëjnë botën bashkëkohore.

Ato presin, kërkojnë apo eksplorojnë mundësinë e një zbulimi që nuk mbërrin në të tashmen e tyre të mpirë, edhe pse, çuditërisht, ato duken të paafta që të ndërmarrin ndonjë veprim të dobishëm, me përjashtim, ndoshta, të Lenës joshëse,e cila na shkruan që nga bota pluskuese e ëndrrave. Siç na thotë mistika esufive, shpirti kërkon ndryshimin dhe, për pasojë, palëvizshmëria është njësoj me vdekjen e ngadaltë që na përgjon gjithandej, duke na përndjekur nëpër rrugë dytësore, vendparkime të zbrazëta apo hotele plot me turistë. Kjo është shkretëtira e realitetit, ku, fatlumë ose jo, jemi robër, në atë mënyrë që fati apo rastësia (një ngjarje e parëndësishme, një humbje ndjenjash në një plazh nudist, një aksident ajror që nuk ndodhi kurrë) është ai që, si ndonjë shpërthim, na zbulon fytyrën e vërtetë të vetmisë sonë.

Botues:Albas
Viti i botimit:2016
Përktheu:Bajram Karabolli
Faqet:80
ISBN:978-9928-639-2
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.