Stinët e motmotit

Luigj Gurakuqi

400 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030429

  • Sasia stok:313

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Luigj Gurakuqi
Përshkrimi:Të dashur fëmijë, libri “Stinët e motmotit”, duhet të shtohet patjetër në bibliotekën tuaj. Është një mënyrë shumë e mirë për të plotësuar njohuritë që keni marrë në shkollë për Luigj Gurakuqin, të cilin e njihni si luftëtar të shquar për lirinë dhe përparimin e kombit tonë. Por ai nuk ishte vetëm burrë shteti, studiues, publicist, por edhe poet e përkthyes.

Në këtë libër janë përmbledhur disa nga vjershat dhe prozat, që Luigj Gurakuqi i ka shkruar me shumë përkushtim për nxënësit e vegjël.

Në vjershat e përzgjedhura me shumë kujdes nga Pandeli Koçi, i këndohet me dashuri natyrës dhe stinëve të vitit që kanë bukurinë dhe dobinë e tyre të veçantë. Në to përshkruhen me detaje drurët, pemët, zogjtë, lulet, dëbora shtrëngatat, por edhe fati i të varfërve.

Prozat e shkurtra janë shkruar thjesht dhe qartë, për t’u kuptuar e shijuar menjëherë nga lexuesit e vegjël. Këto tregime e fabula të këndshme janë mbështetur në rrëfimet popullore. Në to përshkruhet me ndjenja të çiltra e të ngrohta malli për atdheun dhe për Shkodrën, vendlindjen e autorit.

Shkrimet e Luigj Gurakuqit janë në dialektin gegë. Për një lexim më të thjeshtë të tyre, është bërë shpjegimi i disa fjalëve. Kjo do t’ju ndihmojë për t’i kuptuar sa më qartë vjershat dhe prozat dhe të ngulitni sa më mirë mesazhin që ato përcjellin.

Botues:Albas
Viti i botimit:2017
Përgatiti:Pandeli Koçi
Faqet:72
ISBN:978-9928-02-971-3
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.