| Përshkrimi: | “Shtojzovalle në murrlan” është një himn për Krujën, për traditat dhe kulturën e saj, për krutanët e shkathët e punëtorë dhe krutanet e bukura dhe nikoqire, një dëshmi e shumanshme historie dhe qytetërimi, një elegji për fatin e femrës dhe tragjedinë e dashurisë në një mjedis patriarkal, një dashuri dhe admirim i pazakontë për gratë e forta dhe të bukura, të serta dhe të dashura, nikoqire dhe fatkeqe të të njëjtit gjak, një mësim tronditës edukimi, por edhe mesazh i jashtëzakonshëm emancipimi. |
|---|