Shtatë të çmendurit

Albas

1,100 L

Sasia:

  • Code:030755

  • Availability:10

  • VAT is included in the price!

Authors:Albas
Description:

Shtatë të çmendurit është vlerësuar unanimisht prej kritikës si kryevepra e Roberto Arlt-it. Në të, autori prek dhe shtjellon disa nga problemet e shtruara prej ekzistencializmit filozofik. Çështjet morale, vetmia, ankthi përballë pakuptimit të jetës dhe trishtimi ndaj vdekjes janë tema që përsëriten në arkitekturën metafizike të personazheve të romanit. Është një kritikë e mprehtë shoqërore e Argjentinës së viteve njëzet. Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar. Autori depërton në vramendjet metafizike universale, çka e bën veprën t’i kapërcejë hendekët kohorë. Shtatë të çmendurit përbën pjesën e parë të dilogjisë së jashtëzakonshme, që përmbyllet me romanin Flakëhedhësit.

Roberto Arlt, figurë e shquar e letërsisë argjentinase dhe asaj hispanike. Lindi më 1900-n në Buenos-Ajres. La pas një krijimtari të pasur letrare, edhe pse ndërroi jetë në moshën dyzetedyvjeçare. Stili i shkrimit të tij ishte novativ. Ishte i pari romancier që theu rregullat letrare të traditës, duke përdorur një stil të pavarur nga estetika mbizotëruese e letërsisë së kohës së tij. Vepra e tij konsiderohet pararendëse e letërsisë moderne në Amerikën Latine.

Author:Roberto Arlt
Year:2021
Translated by:Erion Karabolli
Pages:300
ISBN:978-9928-356-33-8
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.