Description: | Poliana njëmbëdhjetëvjeçare, pas vdekjes së prindërve, shkon të jetojë në Vermont, me teton e saj hijerëndë, Polin. Megjithatë, vogëlushja nuk pranon kurrsesi t’i nënshtrohet gjendjes së zymtë, por përkundrazi, zgjedh të shohë anën e mirë të gjërave. Me anë të “lojës së gëzimit”, të cilën ia ka mësuar babai, Poliana gjen arsye që të gëzohet në çfarëdo situate dhe përballon çdo pengesë. Vogëlushja i nxit të tjerët t’i bashkohen lojës së saj të gëzimit dhe të ndryshojnë jetën e tyre të zymtë. Mes lojtarëve të rinj janë zonja Snou, Xhon Pendëlltëni, Nensi etj. Të gjithë tregohen bujarë për ta pranuar në jetën e tyre vajzën e hareshme, që nuk njeh lodhje, edhe pse asaj i duhet të përballojë dhe të kapërcejë sfidat e veta.Edhe pse Poliana cilësohet si roman për fëmijë, në të vërtetë qëllimi i tij është që të lexohet nga njerëz të të gjithë moshave. Autorja paraqet një udhëtim ndriçues në botën e pafajshme fëmijërore, energjia pozitive e së cilës mund të lehtësojë edhe rrethanat më të zymta. Poliana shërben si frymëzim për shumë njerëz, që asnjëherë të mos dorëzohen në jetë dhe ta shohin atë në mënyrë pozitive. |
---|