Plagët e lavdisë

Blerim Gjoci

1,000 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030988

  • Sasia stok:200

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Blerim Gjoci
Përshkrimi:

Në folklor, bota e Gjergj Elez Alisë nuk është shumë e detajuar. Nuk kemi të dhëna për fëmijërinë e tij, për jetën para plagës së dhjetë. Legjenda e tij flet për betejën e fundit të Gjergjit kundër Bajlozit të Zi, për trimërinë dhe shkathtësinë e tij, për nderin, dashurinë për vendin dhe për motrën që nuk iu nda kurrë dhe këtu historia përfundon.

Ndërsa këtu, në këtë rrëfim ndryshe të legjendës së Gjergj Elez Alisë, rrëfehet jeta dhe historia e tij e plotë, që nga plaga e parë deri te plaga e dhjetë; fëmijëria e tij, dashuria për Hanën, betejat e vazhdueshme kundër së keqes dhe liria e fiseve ilire, deri te beteja e fundit.

Kjo novelë grafike synon ta paraqesë Gjergjin para botës me tërë madhështinë e tij. Banorët e Rizanit në epokën e Gjergjit jetonin në një botë magjike, në besëlidhje me Zanat e pavdekshme dhe në harmoni të plotë me natyrën, derisa një ditë… Historia e tij vjen e rrëfyer përmes vizatimeve me dorë, në dhjetë libra, për dhjetë plagët e Gjergj Elez Alisë.

Botues:Albas
Viti i botimit:2026
Faqet:84
ISBN:978-9928-923-29-5
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.