| Përshkrimi: | Lodra NTC – Radhitëse Numrat përbëhet nga nëntë pjesë. Secila pjesë është një minipazëll që ka dy nënpjesë: në anën e djathtë shënohet një numër (1-9), ndërsa në anën e majtë paraqitet me figurë një karekteristikë e një shteti të caktuar. Por, përveç njohjes me karekteristikat e disa shteteve, kjo lodër didaktike u mëson fëmijëve të bëjnë lidhjen e grafikës së numrit me sasinë e tij. Edhe sipërfaqja ku mbështeten pjesët e secilit prej 9 minipazëllave ka si ilustrim hartën e shtetit dhe vendndodhjen e saj në kontinent, karekteristikat e të cilit gjenden mbi minipazëllin përkatës. Qëllimi i lodrës është që pjesët e këtij minipazëlli të lidhen në mënyrë të saktë me njëra-tjetrën. Lodra i ndihmon fëmijët të njohin dhe mësojnë numrat dhe i nxit të mësojnë rreth marrëdhënieve sasiore në mjedisin që i rrethon. Fëmija në fillim mund të mësoje disa nga karikaturat dhe flamujt, me qëllim t identifikimit të pjesëve të enigmës dhe emërtimin e shteteve në bazë të flamurit duke i mësuar ngjyrat e flamujve. Të njëjtat simnole përsëritini disa ditë dhe gradualisht duke shtuar numrin e simboleve (flamujve). Kur fëmija i mëson simbolet e para atëhere do filloni të vendosni pyetje: në cilët flamuj sipas ngjajshmërisë (klasifikim), pastaj ti ndajë shtetet sipas madhësisë, pyesni fëmijën për ndonjë shtet konkretisht ose ta përshkruajë flamurin e tij... Kur ti merrni këto përgjigje pa ndonjë problem, atëhere vazhdoni me të njëjtat pyetje, por në lëvizje gjatë ndonjë shëtitje ose udhëtimit kur fëmija duhet ta vizualizojë atë që pyesni. |
|---|