Shporta juaj është bosh!
Nëntotali : 0 LTotali : 0 L
| Autorët: | Albas |
|---|---|
| Përshkrimi: | Ky libër është një “vështrim provokues” për Zotin në zemër të tri religjioneve të mëdha monoteiste, nga koha e Abrahamit e deri më sot. Çfarë apo kush është Zoti? A ekziston vërtet Ai dhe, nëse po, pse? Çfarë sjell ekzistenca ose mosekzistenca e Tij për qenien njerëzore? Një histori e Zotit nga Karen Armstrong-u, një figurë e padiskutueshme në studimin e religjioneve, kryesisht në religjionin e krahasuar, shqyrton imazhet e njohura të Zotit, siç paraqiten në Bibël (Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re) dhe në Kuran. Si e kanë formuar dhe si e kanë ndryshuar tri religjionet mbizotëruese monoteiste – Judaizmi, Krishterimi dhe Islami – kuptimin e Zotit? Si kanë ndikuar këto religjione te njëra-tjetra? Përmes analizës së ekuilibruar të teksteve të shenjta dhe historike, si dhe përdorimit të gjerë të artit dhe të artefakteve antike do të ndjekim rrugën e gjatë drejt kuptimit që kemi sot për Zotin. Ky udhëtim - si dhe destinacioni i tij - na tregon për njerëzimin dhe për kërkesën e tij të vazhdueshme për të gjetur kuptim dhe qetësi. Nga filozofia klasike dhe misticizmi mesjetar te Reformacioni, Iluminizmi dhe epoka moderne e skepticizmit, Karen Armstrong-u thuajse si me magji distilon historinë intelektuale të monoteizmit në një libër tejet të lexueshëm, i paracaktuar të zërë vend në mesin e veprave klasike. |
| Autori/et: | Karen Amstrong |
| Viti i botimit: | 2021 |
| Përktheu: | Gëzim Selaci |
| Faqet: | 608 |
| ISBN: | 978-9951-15-134-4 |
| Tiranë: | Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve. |
|---|---|
| Rrethe: | Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve. |
| Ballkan: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh. |
| Europë: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh. |



