Në atë vend

Ardian Vehbiu

1,200 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030949

  • Sasia stok:37

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Ardian Vehbiu
Përshkrimi:

AI VEND ishte shitur. Jo se kish ndonjë njoftim publik për këtë dhe as ndonjë informacion të rrjedhur a dyshim se cili mund të kish qenë blerësi. Vetëm rrugëve ndihej një lloj pasigurie lehtësisht dehëse, e çiftuar me tundimin për të mëkatuar. Kambanat e kishave kumbonin më mbytur, gratë harronin të ktheheshin darkave në shtëpi, burrat nuk i hiqnin kravatat, kur binin për gjumë. Vend i shitur. Katet e ndërtesave të reja tkurreshin, vendparkimet shtoheshin, mbylleshin dyqanet e luleve dhe kinematë, varrezat shpronësoheshin. Vend i shitur. Parashikimet e motit dështonin, kitaristët barteshin gjetiu, binte çmimi i mermerit, rritej çmimi i gipsit. Plugu i bujkut nxirrte nga dheu krimba të ngordhur.

Botues:Albas
Viti i botimit:2025
Faqet:166
ISBN:978-9928-922-18-2
Etiketat: Në atë vend, letersia shqipe, proza, ardian, vehbiu
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.