Shporta juaj është bosh!
Nëntotali : 0 LTotali : 0 L
Metoda më e rrezikshme
1,500 L
Kodi i produktit:030845
Sasia stok:217
TVSH-ja është përfshirë në çmim!
| Autorët: | John Kerr |
|---|---|
| Përshkrimi: | "Zigmund Frojdi dhe Karl Jungu u njohën më 3 mars 1907. Ata biseduan trembëdhjetë orë rresht. Hera e fundit kur këta burra u gjendën në të njëjtën dhomë, ishte në Kongresin e Katërt Ndërkombëtar të Psikanalizës, mbajtur në Munih më 7-8 shtator 1913. Atë ditë, për aq sa dihet, ata nuk shkëmbyen asnjë fjalë me njëri-tjetrin... edhe pse për secilin prej tyre, kjo ishte miqësia më domethënëse që kishin pasur në jetë. Kështu, në heshtje, mbaroi marrëdhënia më e trazuar në historinë e ideve. Sidoqoftë, aq pak sa bashkëpunuan, mbi gjashtë vjet, ata ndryshuan vendosmërisht rrjedhën e mendimit në shekullin XX. " Midis tyre qëndronte një grua e re, e quajtur Sabina Shpilrajn, e cila ishte paciente dhe e dashura e Jungut, kolege e mirëbesuar e Frojdit, përpara se të bëhej edhe vetë psikanaliste inovatore në historinë e zhvillimit të mendimit psikanalitik. "Metoda më e rrezikshme" nga John Kerr rindërton trekëndëshin fatal të Zigmund Frojdit, Karl Jungut dhe Sabina Shpilrajnit. Ky studim përfshin metodat klinike dhe politikën, histerinë, antisemitizmin dhe shkëlqimin intelektual të ushtruar si shantazh. E PAMUNDUR PËR T’U HEQUR NGA DORA, “METODA MË E RREZIKSHME” ËSHTË HISTORI INTELEKTUALE QË KA FUQINË NARRATIVE DHE NDIKIMIN EMOCIONAL TË NJË TRAGJEDIE. |
| Botues: | Albas |
| Viti i botimit: | 2023 |
| Përktheu: | Sofiana Filipi |
| Faqet: | 588 |
| ISBN: | 978-9951-15-358-4 |
| Tiranë: | Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve. |
|---|---|
| Rrethe: | Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve. |
| Ballkan: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh. |
| Europë: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh. |


