Shporta juaj është bosh!
Nëntotali : 0 LTotali : 0 L
| Autorët: | John Updike |
|---|---|
| Përshkrimi: | Vetëm njëzet e gjashtë vjeç, heroi kryesor i këtij romani, Herri “Lepur” Engstrëm është një burrë-fëmijë, i zënë në një luftë midis instinktit dhe mendimit, vetvetes dhe shoqërisë, kënaqësisë seksuale dhe detyrës familjare. Frika se mos humbet në rutinën e jetës konvencionale shoqërore dhe fetare e bën të vrapojë dhe t’ia mbathë nga një situatë pa rrugëdalje në tjetrën. - Po ke guxim të jesh vetja, të tjerët e paguajnë çmimin. - thotë Lepuri. “Lepur, vrapo” është romani i parë i tetralogjisë së Lepurit, që përcaktoi vendin e John Updike si një prej autorëve më të rëndësishëm amerikanë. Autori u vlerësua me çmimin Pulitzer për dy romanet vijuese, “Lepuri është i pasur” dhe “Lepuri prehet”. Së bashku me romanin “Lepuri kthehet”, kjo tetralogji unike rrëfen historinë nga rinia në vdekje të yllit të dikurshëm të basketbollit, Herri “Lepur” Engstrëm, i cili i përket shtresës së mesme të shoqërisë amerikane. Ngjarjet zënë fill në qytezën imagjinare të Bruërit, Pensilvani, kur instinktivisht, pa asnjë plan të paracaktuar, Lepuri braktis gruan shtatzënë dhe djalin. |
| Botues: | Albas |
| Viti i botimit: | 2020 |
| Përktheu: | Granit Zela |
| Faqet: | 356 |
| ISBN: | 978-9928-332-17-2 |
| Tiranë: | Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve. |
|---|---|
| Rrethe: | Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve. |
| Ballkan: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh. |
| Europë: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh. |






