Let it be…

Ardian Cerga

1,300 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030995

  • Sasia stok:200

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Ardian Cerga
Përshkrimi:

– Nuk të duket paksa e trishtë vetmia? – më pyeti ashtu siç ishte lakuriq e mbështetur te xhamat, duke thithur fort cigaren që xixëlloi për një çast.

Dritat e zbehta të rrugës që hynin në dhomë, dukej sikur i kishin dhënë një ndriçim të argjendtë lëkurës akoma të djersitur. Ngrita nga dyshemeja gotën e verës dhe e ktheva, shija e kadifenjtë më mbështolli të gjithin.

– Jo, jo, – i thashë i menduar, – ndoshta kështu ndihem më mirë me veten. Pastaj, përse mendon se më pëlqen vetmia? – e pyeta dhe mendova: “Me siguri, që këtë pyetje më shumë po ia bën vetes.”

U ngrita dhe e përqafova ashtu siç ishte e mbështetur te xhamat e lagur. Ndjeva drithërimën e trupit të saj, shijen e kripur të lëkurës së djersitur dhe aromën e mrekullueshme të femrës...

Botues:Albas
Viti i botimit:2026
Faqet:174
ISBN:978-9928-923-62-2
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.