Kultura e terrorizmit

Noam Chomsky

1,600 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030675

  • Sasia stok:104

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Noam Chomsky
Përshkrimi:

“Kultura e terrorizimit” përshkruan ngjarjet historike dhe politike të vitit 1986, që është dhe kulmi i epokës “Regan”, dhe pasojat e tyre për ata që janë të interesuar të kuptojnë shoqërinë amerikane. Në të trajtohet përfshirja e qeverisë amerikane në akte të terrorit suprem të hapur dhe të fshehtë, për të paraqitur studimin e rastit, që ka një rëndësi të madhe sot dhe mësimet e të cilit nuk duhet të harrohen. Këto skandale shkaktuan disa rrëmuja dhe zmbrapsje, duke diskredituar disa prej politikave më të dhunshme, ndaj së cilave ishin ekspozuar pjesërisht planifikuesit e shtetit dhe ideologët e tyre.

Përfundimi më i rëndësishëm për t’u nxjerrë nga këto ngjarje është se, edhe një herë, ato demonstrojnë që edhe në një shoqëri gjerësisht të depolitizuar, si ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa parti politike apo presion të shtypit përtej spektrit të ngushtë të konsensusit të dominuar nga biznesi, për veprimin popullor është e mundur që të ketë një ndikim domethënës mbi politikën, megjithëse tërthorazi. Ky ishte një mësim i rëndësishëm i nxjerrë nga luftërat e Indokinës, që gjithashtu u nënvizua edhe një herë me përvojën e 1980-ës në Amerikën Qendrore. Dhe kjo duhet mbajtur mend për të ardhmen.

Botues:Albas
Viti i botimit:2019
Përktheu:Klajd Bylyku
Faqet:376
ISBN:978-9928-311-01-6
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.

Libra të ngjashëm