Kësulëkuqja

Ag Apolloni

750 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030767

  • Availability:200

  • VAT is included in the price!

Authors:Ag Apolloni
Description:

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. Është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh. Ky është një rrëfim që përdor cartoon logic brenda artit kombinatorik, ku ndërfuten elemente teatrore, filmike dhe muzikore; është një prozë që ka poezinë dhe dramën brenda. I vendosur në një vend të vogël të kontinentit që e ka marrë emrin nga një femër e përdhunuar, ai flet edhe për përdhunimet gjatë luftës në Kosovë, dhe për pasojat e tyre në paqe.

Romani është ndërtuar si një shëtitje filozofike nëpër një botë sa reale, aq edhe përrallore. Ky nuk është roman dokumentar, as përrallë e pastër.

Publisher:Albas
Year:2022
Pages:180
ISBN:978-9928-375-77-3
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.