Kënga e këngëve e Solomonit

Luan Rama

1,100 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030005

  • Sasia stok:525

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Luan Rama
Përshkrimi:“Kënga e Solomonit” apo “Kënga e këngëve”, botuar nga shtëpia botuese “Albas”, është ndër këngët më të vjetra dhe më të bukura të dashurisë. Ajo bën pjesë në korpusin e librave të shenjtë, krahas librave të Gjenezës, Eksodit, Librit të Jobit, Librit të Esterit etj. Kjo këngë, e përkthyer në pjesën më të madhe gjuhëve të botës, është një këngë poetike që ka krijuar shumë komente e debate para dhe pas Krishterimit, pasi jo rrallë profesorë të shumtë të teologjisë nuk e kanë pëlqyer gjuhën e saj sensuale, ekzaltimin e bukurisë fizike apo erotikën në tërësi. Po kështu, interpretimet linguistike, antropologjike dhe të traditës hebraike vazhdojnë dhe në ditët tona. Përkthimi i “Këngës së këngëve e Solomonit” nga shkrimtari Luan Rama dhe i ilustruar bukur me imazhe të piktorëve të shquar botërorë, është bërë në bazë të botimit të librit “La Bible” (Bibla). E krijuar fillimisht në hebraishten e vjetër, ajo u përkthye pastaj në greqishten e vjetër e më pas në latinisht.
Botues:Albas
Viti i botimit:2016
Përktheu:Luan Rama
Faqet:75
ISBN:978-9928-02-807-5
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.