Your shopping cart is empty!
Total : 0 L
| Authors: | Tobias Xhaxhiu |
|---|---|
| Description: | Në një botë që kërkon në ethe një kurë kundër virusit, Davidi, mjek në lnstitutin Kërkimor Sant'Angelo në Milano, e shpik atë, pa e ditur se po shpik fundin e vet. Ndërkohë, Greta, e mbyllur në shtëpinë e qelqtë në Rivierën Shqiptare, ku çdo frymë jehon si një kujtim, bëhet dëshmitare e padukshme e përplasjes mes së kaluarës dhe së tashmës. Sepse, ndonjëherë, më i rrezikshem se çdo virus, është ai që Iind brenda nesh. Në këtë roman të guximshëm e të përftuar me finesë, Tobias Xhaxhiu e shndërron pandeminë në një pasqyrë të shpirtit njerezor, aty ku vetmia bëhët sistem, dashuria eksperiment dhe shpresa iluzion biologjik. Një histori për kufijtë e brishtë mes shpëtimit dhe humbjes, mes shkencës dhe ndjenjës. Në fund, shtrohet pyetja: a mund të mbetemi imunë perballë asaj që na bën njerëz. Tobias Xhaxhiu është shkrimtar, dramaturg dhe skenarist shqiptar. Ka studiuar komunikim, arte pamore dhe media të reja. Romani i tij Memento Mori (2021) u shpall fitues i Fondit të Krijimtarisë Letrare për te Rinij, ndërsa veprat teatrore Elektroshok (2022) dhe Dy Fytyrat e Janusit, fituese e Talia e Flakës 2025, e kanë pozicionuar si një nga zërat me të veçantë të dramaturgjisë bashkëkohore shqiptare. Në krijimtarine e tii, trilli, introspeksioni dhe estetika vizuale ndërthurën në një gjuhë që leviz mes reales dhe imagjinares, duke krijuar universin e tij hibrid mes artit dhe mendimit. |
| Publisher: | Albas |
| Year: | 2025 |
| Pages: | 146 |
| ISBN: | 978-9928-922-23-6 |
| Tags: | imun, tobias xhaxhiu, letersia shqipe, romane |
| Tiranë: | Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours. |
|---|---|
| Rrethe: | Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours. |
| Balkans: | Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days. |
| Europe: | Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days. |



