Gratë vs. Feminizmit

Joanna Williams

1,650 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030908

  • Availability:80

  • VAT is included in the price!

Authors:Joanna Williams
Description:

Nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë sesa sot, për të qenë GRUA. Dhe janë vetë gratë që kanë luftuar përgjatë kohëve, për të fituar të drejtat dhe lirinë e tyre. Sot, vajzat arrijnë rezultate më të larta në shkollë dhe kanë më shumë gjasa të shkojnë në universitet. Si rezultat, gratë po marrin më shumë vende kryesore në pikat kyçe të shoqërisë. Megjithatë, në vend që të inkurajohen për të shfrytëzuar mundësitë e reja që u jepen, feminizmi bashkëkohor u thotë se janë ende të shtypura.

Gratë vs feminizmit: Pse të gjithë kemi nevojë të çlirohemi nga lufta gjinore sfidon këtë qëndrim, duke i vendosur statistikat dhe rrëfimet e pakëndshme për gratë përballë realitetit të jetës së tyre në të gjitha fushat. Autorja argumenton se feminizmi i sotëm është i fiksuar pas çështjeve të parëndësishme – modele të dobëta, shaka të formuluara keq dhe komplimente maskiliste të gabuara – dhe fokusohet në korrigjimin e sjelljes mashkullore, në vend që të vërë në pah fuqizimin e grave, duke i vendosur burrat dhe gratë kundër njëri-tjetrit, në një luftë gjinore të pafund.

Gjithçka që trajtohet në këtë libër nuk ka për qëllim të jetë një përgjigje përfundimtare për “çështjet e grave” të shek. XXI. Është një seri esesh tematike, që shpresoj se mund t’i japin fund drejtimit dhe qëllimit të feminizmit sot për të nxjerrë në pah vetëm “disavantazhet e grave” - shprehet autorja.

Publisher:Albas
Year:2024
Translated by:Sanije Bajrami
Pages:314
ISBN:978-9928-920-39-3
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.