Gazetaria - manual didaktik dhe praktik

Stephan Russ-Mohl, Jonila Godole, Dren Gërguri

1,300 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030868

  • Sasia stok:305

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Stephan Russ-Mohl, Jonila Godole, Dren Gërguri
Përshkrimi:

Ky libër është një manual didaktik dhe praktik për gazetarinë. Ai i kushtohet në plan të parë praktikës dhe “zanatit” të gazetarit, por përfshin gjithashtu njohuri të shkencave të publicistikës dhe të komunikimit, aty ku është e dobishme dhe ka vend për zgjerim horizonti. Libri ndjek ndryshimet dramatike në fushën e profesionit të gazetarit, ecën me hapin e kohës, pa rënë në grackën e modës së sotme. Në libër tregohet se si ndryshon përditshmëria e gazetarisë përmes formave të komunikimit dhe të hulumtimit në rrjet.

Libri është aktualizuar, ripunuar plotësisht në këtë botim të katërt dhe ka zgjeruar perspektivën e tij me praninë e dy bashkautorëve, Jonila Godoles nga Shqipëria dhe Dren Gërgurit nga Kosova. Kësisoj, lexuesi shqipfolës ka mundësinë të njihet në fund të librit me një panoramë të peizazhit mediatik në këto dy vende, impaktin e internetit dhe të rrjeteve sociale dhe, ndër të tjera, ndikimin e politikës në politikën redaksionale.

Botues:Albas
Viti i botimit:2024
ISBN:978-9928-807-95-3
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.