| Përshkrimi: | Romani “Fshesarja e Republikës” është libri i pestë i shkrimtares Anisa Markarian, që lëvron zhanrin e realizmit magjik. Autorja u bë e dashur për publikun shqiptar që në adoleshencë, falë interpretimit të rolit të Dhuratës në filmin artistik “Vajzat me kordele të kuqe”. Në moshën 18-vjeçare fiton kupën e Festivalit të 4-t të Filmit Artistik Shqiptar për rolin e Zanës në filmin “Në çdo stinë”. Do të pasojnë dy filma të tjerë me pjesëmarrje si skenariste dhe aktore. Filmi i saj i katërt, “Pranvera s’erdhi vetëm”, u shpall filmi më i mirë i Festivalit të 8-të të Filmit Artistik Shqiptar. Që nga viti 1991, Anisa Markarian jeton në Francë, ku ka krijuar familjen e saj dhe ushtron profesionin e mjekes urgjentiste. |
|---|