Fjongon e kuqe le ta marrë era

Ervin Nezha

900 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030991

  • Sasia stok:200

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Ervin Nezha
Përshkrimi:

Është një nga ato net, ku djaloshi pa emër, që rrëfen këtë histori, rri në dhomën e zjarrit dhe nga shtrati, pranë dritares, përhumbet duke vështruar yjet dhe duke dëgjuar historitë mistike të gjyshes për xhindet, hijet dhe magjistricat. Përreth shtëpisë, të ndërtuar në një tokë të egër mbi luginë, bota duket e mbyllur dhe e largët. Babai i tij i trembet rrëmujës dhe ngatërresave dhe ka zgjedhur veçimin. Por koha kalon pa zhurmë dhe djaloshi që dikur punonte tokën, ushqente kafshët dhe qëndronte vetëm pranë babait, ndien se bota e jashtme, në forma të ndryshme, po fillon të shembë muret e tij të izolimit. Dhe ndoshta ka ardhur çasti, që ai të zbulojë se sa e ndryshme nga aty është jeta diku tjetër.

Ky roman është një rrëfim për jetën e njeriut të ndodhur mes dy realiteteve, që ndeshen për të dobësuar njëri-tjetrin. Rezultati i kësaj përplasjeje mbetet përherë i paqartë. Ajo që mbetet pas është përherë një histori për t’u rrëfyer.

Botues:Albas
Viti i botimit:2026
Faqet:144
ISBN:978-9928-92-343-1
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.