Përshkrimi: | Ndre Mjeda, ky poet e studiues i gjuhës qëndron në radhën e parë të poetëve të Rilindjes sonë Kombëtare. Ai ka shkruar kryevepra poetike, por asnjëherë nuk harroi të shkruajë e të botojë edhe për të vegjlit. Pse këtë libër me vjersha të zgjedhura për fëmijë e kemi nisur me “Gjuha shqipe”? Edhe Jeronim de Rada, Naim Frashëri, Gjergj Fishta dhe dhjetëra poetë të tjerë kanë shkruar me nderim e dashuri për gjuhën shqipe. Krahas Atdheut që kemi trashëguar nga të parët tanë, është gjuha shqipe ajo që na mban gjallë si shqiptarë, thesari më i madh e më i çmuar që na dallon nga kombet e tjera. |
---|