Dita e shtatë

Yu Hua

1,000 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030728

  • Sasia stok:270

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Yu Hua
Përshkrimi:

“Dita e shtatë” - një udhëtim në ferrin e kohëve moderne, ku na udhëheq Yang Fei, heroi kryesor i romanit, që vdes papritmas në moshën dyzetenjëvjeçare. Duke mos pasur truall për varr, atij i duhet të endet pa pushim në botën e përtejme, pa një qëllim të caktuar. Gjatë harkut kohor të shtatë ditëve (koha që iu desh Zotit të krijonte botën), heroi ynë takon shpirtrat e njerëzve që ka humbur në jetë dhe kupton se bota e përtejme ngërthen të gjitha fatkeqësitë e epokës moderne: shitës organesh, të rinj që kanë vrarë veten, të dënuar pa faj etj.

Teksa Yang Fei u rikthehet çasteve kryesore të jetës së vet, ne do të njihemi me disa personazhe të jashtëzakonshme: babanë birësues, ish-bashkëshorten e tij që ka vrarë veten, fqinjët që kanë vdekur në gërmadhat e shtëpive që ua shembën, e me plot personazhe të tjera. Rrugëtimi i personazhit kryesor ravijëzon hartën e këtij kombi të madh: absurditetet, dhimbjet dhe shpirtin e tij.

Botues:Albas
Viti i botimit:2021
Përktheu:Albana Kozeli
Faqet:232
ISBN:978-9928-332-42-4
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.