| Përshkrimi: | Qëllimi i këtij botimi është që lexuesit, nxënësit dhe atij që kohë pas kohe do ta shfrytëzojë, t'i ofrojë një pasqyrë mjaft tërheqëse të ekologjisë, shkencë e cila i studion veprimet e ndërsjella të bimëve dhe shtazëve me mjdesin jetësor. Vëmendje e veçantë i kushtohet ekologjisë praktike, gjegjësisht ndikimit që kanë aktivitetet e njeriut në planetin tonë, si edhe mënyrat sjelljes qëllimi i të cilave është që edhe më tej Toka të jetë e populluar dhe me kushte të volitshme për jetë edhe për gjeneratat e ardhshme. Hyrja që përfshin aspektet e përgjithshme të ekologjisë dhe indeksi detal i termeve, e rrisin vlerën praktike dhe didaktike të këtij botimi të veçantë. |
|---|