| Përshkrimi: | Një pazëll i thjeshtë, për fëmijët. Përmban një pllakë dhe 9 elemente të ndara në 2 grupe. Fëmija në fillim mund të mësojë disa nga karikaturat dhe flamujt, me qëllim të identifikimit të pjesëve të enigmës dhe emërtimin e shteteve në bazë të flamurit duke i mësuar ngjyrat e flamujve. Kur fëmija i mëson simbolet e para atëhere do filloni të vendosni pyetje: në cilët flamuj është ngjyra blu ose ndonjë ngjyrë tjetër, do ti kërkoni që ti grupojë flamujt sipas ngjajshmërisë (klasifikim), pastaj ti ndajë shtetet sipas madhësisë, pyësni fëmijën për ndonjë shtet konkretisht ose ta përshkruaje flamurin e tij... Kur ti merrni këto përgjigje pa ndonjë problem, atëhere vazhdoni me të njëjtat pyetje, por në levizje gjatë një shëtitje ose udhëtimit kur fëmija duhet ta vizualizojë atë që pyesni. |
|---|