Shporta juaj është bosh!
Nëntotali : 0 LTotali : 0 L
| Autorët: | John Updike |
|---|---|
| Përshkrimi: | Romani "Lepuri është i pasur" (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i Çmimit Kombëtar të Librit (1982) i Çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981). Heroi i romanit “Lepur, vrapo” (1960), dhjetë vjet pas ngjarjeve të “Lepuri kthehet” (1971), gëzon mirëqenie si drejtor i përgjithshëm i shitjeve në agjencinë e shitjes së Tojotave, Springer, në qytezën e Brurërit, Pensilvani. I ka arritur të gjitha: seksin, martesën, atësinë dhe një status të sigurt shoqëror në Amerikë, vendin e çudirave, ku ka filluar të ndihet një zvetënim i ngadalshëm. Është viti 1979: një satelit amerikan rrëzohet, vargu i atyre që furnizohen me naftë vetëm zgjatet dhe shtimi i inflacionit përkon me zvogëlimin e ndjenjës kombëtare të vetëbesimit. Megjithatë, Herri “Lepur” Engstrëm ndihet në formë të shkëlqyer, gati për të shijuar jetën më në fund, derisa i biri i pabindur, Nelsoni, kthehet nga studmet dhe atij i rishfaqet imazhi i një dashurie të vjetër… Personazhe të reja dhe të vjetra rishfaqen në këto skena të moshës së mesme të Lepurit, ndërsa ai vazhdon të ndjekë, ashtu siç di ai, ylberin e lumturisë. |
| Botues: | Albas |
| Viti i botimit: | 2022 |
| Përktheu: | Granit Zela |
| Faqet: | 594 |
| ISBN: | 978-9928-375-52-0 |
| Tiranë: | Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve. |
|---|---|
| Rrethe: | Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve. |
| Ballkan: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh. |
| Europë: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh. |






