Description: | “Aventurat e Pinokut” është një prej klasikëve më të njohur në letërsinë mbarëbotërore, shkruar prej autorit italian Karlo Kolodi. Në këtë libër rrëfehet se si një marangoz plak vendos të ndërtojë një kukull druri me një dru që gjen rastësisht në punishte, meqë rronte i vetmuar. Por, ndërsa punonte, ai shpreh me vete dëshirën që kjo kukull të ishte një djalosh i vërtetë, një djalë që atij i ka munguar prej vitesh. Për çudi, Zana Flokëkaltër e dëgjon këtë dëshirë të marangozit plak dhe ajo i jep jetë kësaj kukulle druri. Pikërisht në këtë moment nisin aventurat e mrekullueshme të kësaj kukulle të pazakontë, e cila qesh, qan, bën prapësira dhe ndeshet gjithnjë me rreziqe, që nga kusarët, nga mashtrues si Dhelpra dhe Maçoku, e gjer brenda barkut të një peshkaqeni të madh. Ama, kjo është gjithashtu një histori e vërtetë e dashurisë midis një prindi dhe një djali, i cili në fund arrin të kthehet në një njeri të vërtetë. |
---|