Your shopping cart is empty!
Total : 0 L
Shqipja qysh u është dukur?
1,000 L
Publisher: Albas
Code:030019
Availability:543
VAT is included in the price!
Authors: | Xhevat Lloshi |
---|---|
Description: | Prej shekujsh studiuesit kanë shtruar pyetjen e madhe: “kur është shkruar gjuha shqipe?” dhe janë përpjekur t’i japin asaj përgjigje, duke kërkuar dokumentim dhe duke shkuar kështu thellë e më thellë te rrënjët e kulturës së shkruar shqiptare. Megjithatë ka mbetur pa u shtruar një pyetje tjetër e qenësishme: “përse do të shkruhej shqipja?” pa një shtysë të fuqishme nuk mund të ndodhte ky akt, që është zanafilla e një jete të dytë, historike e pavdekësisë së një populli. Arkeologjia ka zbuluar kultura të lashta mijëravjeçare, por atje nuk ka pasur shkrim, nuk mund të thuhet me siguri se cilit popull i përkasin ato. Me shkrimin jo vetëm ndahet historia nga prehistoria e një populli, por edhe kjo histori bëhet e pashlyeshme. Përderisa sa pyetja “përse?” nuk është shtruar, as nuk kemi përpjekje të gjera e të hershme për t’i gjetur asaj përgjigje, ashtu si për pyetjen ‘Kur?”. Prandaj me aq sa është e mundur në këtë hap të parë, do të prek dy anë kryesore të pyetjes Përse?- shkruan profesor Xhevat Lloshi në librin e tij studimor, “Shqipja qysh u është dukur? Sa e ëmbël, sa e bukur!” Ky studim ndahet në dy pjesë: ‘Shqiptarët për shqipen’ dhe ‘Të huajt për shqipen’. Ky libër me përmbajtjen e tij është një dëshmi e ngulmët kundër atyre që shprehen se shqipja është e varfër, e papunuar, me shumë fjalë të huaja, e panormuar, e vështirë për disa, e kështu me radhë. Shqipja është një gjuhë si gjithë të tjerat dhe ne e duam atë ashtu si e do çdo popull gjuhën e vet shkruan profesor Xhevat Lloshi. “Mendoj se duke e thënë qartë që shqipja jonë është e një radhe si gjuhët e tjera evropiane, i kemi dhënë asaj vlerësimin më të shëndoshë, më të qëndrueshëm, më të merituar. Kështu ajo bën pjesë jo vetëm në mjetet e komunikimit ndërkombëtar, e pranuar sipas parimeve të Bashkimit Evropian, por edhe në visarin letrar botëror". |
Publisher: | Albas |
Year: | 2016 |
Pages: | 240 |
ISBN: | 978-9928-02-796-2 |
Tiranë: | Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours. |
---|---|
Rrethe: | Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours. |
Balkans: | Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days. |
Europe: | Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days. |