Description: | Shtërgjet përbëhet nga një mozaik karakteresh që janë në lëvizje të pandërprerë. Duket se bota moderne lëviz në mënyrë të çoroditur dhe se kaosi është i gjithëpranishëm, jo vetëm ngaqë është copëtuar itinerari i lëvizjes, por edhe ngaqë vetë subjekti i lëvizjes është copëtuar. Kështu, në këtë libër pleksen lëvizje gjithfarëshe njerëzish të njohur a të panjohur, personazhesh historike a të trilluara, njerëzish a mumiesh, trupash të shëndetshëm a trupash të gjymtuar, trupash të plotë a pjesësh të tyre. |
---|