Onomastikë dhe etnolinguistikë

Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj

1,200 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030486

  • Sasia stok:Nuk ka gjëndje

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj
Përshkrimi:Onomastika ka qenë gur themeli e lëndë e parë me rëndësi parësore në të gjitha hulumtimet e shqyrtimet historiko-gjuhësore rreth iliro-shqiptarëve, së pari, për albanologët e huaj, pastaj (në hullinë e tyre e me përmasa përherë e më të gjera) edhe për studiuesit shqiptarë.

Në radhën e brezit të ri të gjuhëtarëve shqiptare do të mëkëmbej sidomos “reparti mbledhës” i toponomisë dhe i antroponomisë së trevave shqiptare dhe, mbi atë lëndë, do të shestoheshin e kryheshin ndërmarrje të tjera studimore me interes e me prurje të reja. Siç e dimë, për një kohë të gjatë e me ndihmesa të rëndësishme, onomastikës shqiptare i kanë kushtuar rreshta të shumtë dy mjeshtrat e mëdhenj të historisë së gjuhës shqipe: i ndjeri prof. Eqrem Çabej, që u priu mbarë studimeve tona në Tiranë, duke bërë eishqyrtimin kritik të asaj çka ishte thënë (herë mbarë e herë pa baza) nga studiuesit e huaj, po edhe zbatoi për herë të parë ndër ne një metodë pune, ku gërshetoheshin kundrimet nga shumë anë për të mbështetur e mbërritur në etimologjitë e sakta apo, në mos tjetër, sa më të pranueshme të toponimeve shqiptare; dhe prof. Idriz Ajeti në Prishtinë, i cili, gjithashtu, vuri gurë themeli në ngrehinën e studimeve objektive kushtuar onomastikës shqiptare.

Botues:Albas
Viti i botimit:2015
Faqet:296
ISBN:978-9928-02-499-2
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.