Përshkrimi: | Gjithë rrëmuja që më kishte dyndur trurin, sikur ma kishte larguar edhe Elbën. Çdo ditë e më shumë më dukej më e largët, nuk kisha më kohë të mendoja për flokët e saj, për kohën kur do ta gjeja, për ëndërrimin e ecjes së saj nëpër udhët e qytetit. Ndieja se po largoja ngadalë dëshirën për ta përqafuar, por edhe atë gjendjen e çuditshme që përjetoja sa herë e sillja ndërmend. Sikur një borë e ngricë e madhe kishte ngrirë gjithçka dhe i kishte lënë vend vetëm frikës për të shpëtuar; të na gjente gjallë
dita tjetër... |
---|