Peizazhe të pikturuara me çaj

Milorad Pavic

1,000 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030015

  • Sasia stok:225

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Milorad Pavic
Përshkrimi:"Peizazhe të pikturuara me çaj" është romani i dytë më i njohur i Milorad Pavić, autorit serb që ishte kandidati kryesor për çmimin Nobel në letërsi në dekadën e fundit. Libri i tij që botohet në shqip për herë të parë na paraqet një formë të jashtëzakonshme romani, pasi është shkruar në formën e një misteri fjalëkryqi për ta mbushur e që duke e lexuar, duhet plotësuar horizontalisht dhe vertikalisht.

Libri është një sfidë për një lexim të pazakontë, pasi e jashtëzakonshme është historia e vendit të përshkruar që nuk ekziston më. Libri na ngërthen në një histori ballkanike për jetën e njerëzve të kryqëzuar në mes të së shkuarës që ata nuk mund ta zotërojnë dhe "titizmit", që ata nuk mund t'i shpëtojnë.

"Pioner i letërsisë postmoderne", siç është konsideruar Pavić, vjen nga tradita sllave e Hilandrit, ku ai mbahet si i fundmi dhe më i rëndësishmi i vijimësisë së saj. Vetë paraardhësit dhe personazhet e Pavić kryqëzohen. Paraardhësi i tij ishte një skulptor, i biri i një piktori dhe artist mozaiku që pikturon peizazhe me çaj! Ngjarja e romanit flet për një arkitekt nga Beogradi që udhëton në Greqi të gjejë gjurmët e të atit, të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Botues:Albas
Viti i botimit:2015
Përktheu:Ben Andoni
Faqet:388
ISBN:978-9928-20-700-9
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.