Gitanjali

Rabindranat Tagora

1,100 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030004

  • Sasia stok:462

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Rabindranat Tagora
Përshkrimi:Fjala “Gitanjali” e gjuhës burimore, bengalisht, në kuptimin “flijime kënge”, është titulli i përmbledhjes me prozë poetike të Rabindranat Tagorës (1861-1941), e cila u botua më 1913. Po në të njëjtin vit, për shkak të madhështisë së kësaj vepre letrare të përkthyer në anglisht nga vetë autori, ky i fundit fitoi çmimin “Nobel”.

Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën! Kaq e vërtetë është kjo, sa thuhet se leximi vetëm i një vargu të poezisë së tij, të shpëton pa u mbytur në detin që ngre tallaze të tërbuara brenda dhe jashtë teje, të nxjerr në breg shëndoshë e mirë, të shpie te shtëpia e shpresës dhe e fuqisë.

Begatia e mendimit dhe thjeshtësia e gjuhës së kësaj poezie të shkakton përtëritje shpirtërore dhe mendore të pareshtur. Aty gjendet gjithë frymëzimi i njerëzimit. Kështu, duke lexuar këtë poezi, përjeton ndjesinë e bukurive dhe të domethënieve të dukshme, sheh zogjtë që zbresin nga pemët dhe të ulen në duar, sepse ndërtimi i saj përputhet me doktrinën e Niçes, që thotë se nuk duhet besuar në ato bukuri morale apo intelektuale, të cilat, me kalimin e kohës, nuk arrijnë të lënë vulën e vet në gjëra të prekshme. Për këtë arsye, nuk ke se si të mos biesh përjetë në dashuri me këtë poezi që në leximin e parë.

Megjithëse i përket një kulture të epërme, kjo poezi shfaqet si bari dhe lulet që mbijnë në një tokë të zakonshme. Aty sheh se tradita, ku poezia dhe feja shkrihen në një, ka rrjedhur nëpër shekuj, duke u pasuruar me metaforën dhe emocionin e të shkolluarit dhe të pashkolluarit, për të sjellë te njerëzimi mendimin e dijetarit dhe të fismit.

Rabindranat Tagora është tejet i pasur në shprehje, tejet i vetvetishëm, tejet guximtar në pasqyrimin e pasioneve të veta, tejet i ngarkuar me befasi shpërthyese, sepse shkruan për diçka që nuk është e çuditshme, që nuk është panatyrshme, që nuk që ka nevojë të mbrohet. Në çdo çast, poezia e këtij poeti rrjedh duke t’u derdhur në shpirt pa rrëmbim dhe pa drojë, sepse mishëron thelbin e jetës njerëzore. Një qytetërim i tërë, jashtëzakonisht i panjohur për ty, merr trajtë përfundimtare në imagjinatën e këtij poeti. Por ty nuk të prek kjo e panjohur, përkundrazi, ty të prek takimi me imazhin vetjak, madje të duket se ke dëgjuar zërin tënd si në ëndërr, gjë që mbase ndodh për herë të parë në letërsi.

Botues:Albas
Viti i botimit:2016
Përktheu:Ukë Buçpapaj
Faqet:120
ISBN:978-9928-02-702-3
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.