Tytnia

Enxhi Naum

500 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030860

  • Sasia stok:108

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Enxhi Naum
Përshkrimi:“Tytnia” është një cikëlth poetik, i cili ka dashur të riprekë edhe një herë besëtytnitë e së shkuarës së largët shqiptare, të cilat ende vulosin se si vajzat tona duhet të trajtojnë djemtë tanë. Një rikthim i së shkuarës në modernen e sotme, e cila ecën shpejt. Madje aq shpejt, sa nuk e kuptojmë që na janë kalbur penjtë e plagëve, që pretendojmë se na janë shëruar. “E kam mishin e mirë” nuk mund të jetë më një argument shërimi, kur dhuna që na është ushtruar ka qenë e pamëshirshme si me intelektualen, aq edhe me atë më pak intelektualen. Nëse këto poezi “therin” sadopak, atëherë ka nisur faza e dezinfektimit. Ka ardhur momenti të hedhim tutje besët e vjetra, për të rindërtuar besë të reja, me në qendër veten tonë femërore. Dhe kur themi femërore, fjala është për qenien njerëzore dhe ndarjen e barabartë të të dyja gjinive energjetike, që e përkufizojnë së bashku atë. Ekuilibri mes dy forcave.
Botues:Albas
Viti i botimit:2023
Faqet:46
ISBN:978-9928-807-83-0
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.