Përshkrimi: | Zbulesa e modernitetit lidh, në një vepër të hapur, tekstet autoriale
për modernitetin letrar, të shkruara përgjatë më shumë se një
dekade. Kështu, Zbulesa e modernitetit merr shenjat e një vepre, në
kuptimin çfarë veprën e mendon Zherar Zheneti,1 por të hapur,
qoftë edhe për t’u vijuar në libra të tjerë.
Libri ka objekt modernitetin si fenomen, si epokë e si shkollë letrare
shqipe dhe provohet me autorë e me vepra, madje me shfaqje
estetike tipike për të, gjithnjë duke kryqëzuar shfaqjet universale
që i takojnë fenomenit me shfaqjet autentike të letërsisë shqipe.
Kështu, diskursi lakohet nga teoria te veprat konkrete e lidhet në
një mësim për modernitetin, si dhe jep mësimin e përsëritur se
teoria formulohet e provohet përmjet leximit të veprave letrare
konkrete. |
---|