| Përshkrimi: | Minikalçetoja ëstë një lojë e cila zhvillon një spektër të gjërë aftësisht te fëmijët. Këto aftësi ndikojnë shumë në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve. Përmes një loje aktive me minikalçeton. Çdo fëmijë bashkëpunon ngushtë me lojtarët e tjerë me të cilët luan, duke zhvilluar këto aftësi personale:• Rrit përqendrimin (duke ndjekur me vëmendje lëvizjet e veta dhe të të tjerëve);• Bën lëvizje të koordinuara (reagon në mënyrë të duhur dhe vepron në çastin e duhur);• Rrit zhvallimin motorik (fëmija arrin të vërë në përdorim muskujt e dorës dhe pëllëmbës, si dhe të jetë pjesëmarrës në lojë me të pesta shqisat);• Rrit zhvillimin për të bashkërenduar saktë lëvizjen e syve me të duarve (veprime të sakta dhe të shpejta);• Rrit përqendrimin e vëmëndjes (ndjekja e topit vetëm me sy);• Zhvillon aftësitë shoqërore dhe ato të karakterit (puna në grup, këmbëngulja, vendosmëria, durimi, vetëkontrolli dhe toleranca).Përmes lojës në grup, fëmija do të mësojë që të shprehë ndjenjat e veta dhe të zhvillojë aftësinë për të kuptuar, shijuar, përjetuar apo edhe për të vlerësuar lojën e kundërshtarit. Gjithashtu, në të njëjtën kohë arrin të kontrollojë dhe shprehë energjinë negative që mund të mbartë.
|
|---|