Loja "Mastermind"

Pino

900 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:098316

  • Sasia stok:Nuk ka gjëndje

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Pino
Përshkrimi:Pllakë druri me 10 rreshta me nga 8 vrima për çdo rresht (4 për të luajtur dhe 4 për të vendosur përgjigjet e sakta) në të cilat vendoset nga një figurë druri e ngjyrosur. Gjithsej ka 60 figura të ngjyrosura për të goditur shifrat sekrete dhe nga 20 të zeza e 20 të bardha figura më të vogla, që përdoren për të treguar nëse përgjigjja është e saktë apo e gabuar. Njëri lojtar duhet të përpiqet të gjejë kombinimin (kodin sekret) që lojtari tjetër e ka zgjedhur. Lojtari që vendos kodin (kodin sekret), rendit përkatësisht 4 figura të ngjyrosura, të zgjedhura nga 6 ngjyrat që janë në dispozicion. Lojtari tjetër që përpiqet të gjejë kombinimin (kodin sekret), duke rradhitur te rreshtat në pllakë figurat sipas ngjyrave dhe vendit (kodin sekret), kombinimit pra, që mendon se i ka radhitur lojtari tjetër. Pas plotësimit të çdo rreshti, lojtari i parë përgjigjet nëse kombinimi është i saktë ose jo, duke vendosur në vrimat ndihmëse figura të bardha ose të zeza, sipas marrëveshjes për rregullat e lojës (si, për shembull, figura e bardhë tregon që është ngjyra e duhur në vendin e duhur, ndërsa figura e zezë tregon se ndonjë nga ngjyrat është në kombinimin e dhënë, por vendi ku është vendosur nuk është vendi i duhur). Loja është sfiduese dhe argëtuese, zhvillon aftësinë e të menduarit strategjik dhe arsyetimit logjik.
Cilësia:Të gjitha lodrat PINO përmbushin kriteret më të larta të cilësisë dhe Sigurisë. Lodrat PINO janë të testuara dhe akredituara në laborator në përputhje me standartet EN71 dhe direktivës Evropiane për siguri të lodrave.
Materiali:ngjyrë, dru, pëlhurë
Mosha e rekomanduar:Mbi 3 vjeç
Përmasat:31x16,3x2,3 cm
Kategoria:Lojëra
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.