Shporta juaj është bosh!
Nëntotali : 0 LTotali : 0 L
Nuk mund ta harroj… Antologji me rrëfime të mësuesve
1,000 L
Kodi i produktit:030863
Sasia stok:129
TVSH-ja është përfshirë në çmim!
| Autorët: | Grup autorësh |
|---|---|
| Përshkrimi: | “Nuk mund ta harroj... – Antologji me rrëfime të mësuesve” është një përmbledhje pjesësh të zgjedhura në prozë nga mësues shqiptarë kudo ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut e Diasporë. Kjo nismë u organizua nga Portali Shkollor Albas dhe u mundësua nga shtëpia botuese ALBAS për të përkrahur të gjithë ata mësimdhënës shqiptarë që kishin pasion të shkruarin dhe që donin të bëheshin pjesë e një botimi antologjik me kujtime nga jeta e tyre profesionale. Konkursi u shpall në Ditën Kombëtare të Mësuesve, më 7 Mars të vitit 2023, nën moton “Ne, më pranë mësuesve!”. Kjo ide u mirëprit nga mësuesit dhe pati një interes të madh. Rrëfimet e tyre të përzgjedhura në këtë libër vijnë nga realiteti që ata përjetojnë në klasat ku japin mësim. Rrëfimet e sinqerta të mësuesve nuk kanë shtrirje kohore, por ato mbesin aktuale për çdo kohë, pasi e përbashkëta e të gjitha shkrimeve qëndron pikërisht në anën njerëzore që ata shpërfaqin ndaj nxënësve të tyre; rëndësia që kjo anë ka përballë kornizës profesionale është e padiskutueshme dhe e përkorë! Nuk do të mungojnë emocionet dhe ndjesitë e shumta teksa ata rrëfejnë mes rreshtash. Janë herë histori që na gëzojnë, por edhe që na trishtojnë. Por kryesorja është se, gjithnjë, të pajisur me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe të përkushtimit në profesionin më të shenjtë të mësimdhënies, si edhe me dashurinë prindërore që u përcjellin nxënësve, ata ia kanë dalë mjaft mirë të kryejnë misionin e tyre. Momentet dhe copëzat e kujtimeve që kanë shënjuar pasionin dhe punën e tyre me nxënësit, do të përkujtohen gjithmonë në këtë antologji. |
| Botues: | Albas |
| Viti i botimit: | 2023 |
| Faqet: | 138 |
| ISBN: | 978-9928-807-84-7 |
| Tiranë: | Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve. |
|---|---|
| Rrethe: | Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve. |
| Ballkan: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh. |
| Europë: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh. |


