Shporta juaj është bosh!
Nëntotali : 0 LTotali : 0 L
Shpresa më e madhe
850 L
Kodi i produktit:030706
Sasia stok:Nuk ka gjëndje
TVSH-ja është përfshirë në çmim!
| Autorët: | Ilse Aichinger |
|---|---|
| Përshkrimi: | I shkruar nga zonjushë Kafka apo Kafka grua e letërsisë gjermane, siç është quajtur nga kritika Ilse Aichinger-i, romani Shpresa më e madhe është renditur ndër 100 librat më të bukur të shekullit XX. Elena e vogël dëshiron të shkojë në Amerikë, atje ku është arratisur edhe e ëma. Amerika është “shpresa më e madhe” për të gjithë që duan të arratisen, para se të jetë vonë. Por Elenës i duhet vizë. Është vetëm njëmbëdhjetë vjeç. Është kohë lufte. Nuk lejohen më udhëtime. Fëmijët ngelen të vetmuar me gjyshërit e tyre “të gabuar” hebrenj; me ta nuk dëshiron të luajë askush. As në shkollat publike si fëmijët e tjerë nuk mund të shkojnë. Vendi i lojës për ta janë varrezat. Në tre vjetët e jetës së Elenës në libër, lexuesi njihet me ngjarjet e mëdha të Luftës së Dytë Botërore nën përjetimet, ëndrrat, lojërat e panatyrshme, frikën dhe shpresën e një fëmije që jeton në Vjenën e ideologjisë naziste. Romani “Shpresa më e madhe” na rrëfen magjishëm se njeriu nuk duhet t’i humbasë kurrë besimin dhe ëndrrat e tij se qielli diku do të jetë vetëm i kaltër… |
| Botues: | Albas |
| Viti i botimit: | 2020 |
| Përktheu: | Anna KOVE |
| Faqet: | 234 |
| ISBN: | 978-9928-332-08-0 |
| Tiranë: | Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve. |
|---|---|
| Rrethe: | Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve. |
| Ballkan: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh. |
| Europë: | Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh. |


